A paramedic dressed in personal protective equipment exits an ambulance at St. Petersburg General Hospital in Florida

Disa vende që kanë lehtësuar distancimin shoqëror dhe kufizimet e qëndrimit në shtëpi po shohin një ringjallërim të rasteve me COVID-19 ndërsa numrat e rasteve në të gjithë globin vazhdojnë të rriten.

Në Spanjë, autoritetet në shtetin e Katalonjës u kërkuan mbi 96,000 banorëve në tre qytete të qëndrojnë në shtëpi të dielën – menjëherë pasi urdhëruan gati 4 milionë banorë, përfshirë ata në kryeqytetin e Barcelonës, të qëndrojnë në shtëpi.

Në shtetin australian të Viktorias, që përfshin qytetin e Melburnit, banorët janë urdhëruar të venë maska në publik ose rrezikojnë të paguajnë një gjobë. Njoftimi i së dielës nga kryeministri i Viktorias Daniel Andrews pason një bllokim të pjesshëm që ka filluar të zbatohet në shtet që nga 9 korriku.

Kryeministrja e Hong Kongut, Kerri Lam tha të dielën se territori kishte patur rritjen e tij më të lartë ditore – mbi 100 infeksione të reja – që nga fillimi i pandemisë. Lam tha se nëpunësit civilë jo-thelbësorë do t’u kërkohet të punojnë nga shtëpia, duke e përshkruar situatën si “me të vërtetë kritike” me “asnjë shenjë” që po vinte nën kontroll.

Të shtunën, për ditën e dytë me radhë, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi për një rritje rekord të rasteve me koronavirusë në të gjithë botën, me afro 260,000 raste të reja brenda 24 orëve. Rekordi i mëparshëm, të premten, regjistroi gati 238,000 raste.

Ndërsa në mbrëmjen e së shtunës, OBSH-ja tha se më shumë se 593,000 njerëz kanë vdekjur nga COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi. Kjo është një rritje prej më shumë se 7.300 vdekjesh, rritja më e madhe ditore që nga mesi i majit. Gjithsej vdekjet ditore kishte qenë mesatarisht rreth 4,800 në korrik. Të tjerë e llogarisin numrin e vdekjeve në më shumë se 600,000.

Rritjet më të mëdha ishin në Shtetet e Bashkuara, me afro 72,000 raste; Brazili, me afro 45,500 raste; India me afro 35,000 dhe gati 14,000 në Afrikën e Jugut.

Sipas njoftimeve të medias, Presidenti i SHBA Donald Trump njoftohet se po përpiqet të bllokojë fondet për testimin e koronavirusit ose gjurmimin e kontaktit në një projekt-ligj të ri për lehtësimin e efekteve të koronavirusit, për të cilin ligjvënësit po negociojnë. Ai po kërkon gjithashtu të bllokojë miliarda dollarë për Qendrën për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë.

Në Brazil, vendi më i goditur në Amerikën e Jugut, Presidenti Jair Bolsonaro tha të shtunën se masat për të frenuar përhapjen e virusit janë duke e mbytur ekonominë.

Bolsonaro, i cili ka rezultuar pozitivë për virusin, tha në një deklaratë se ekonomia e Brazilit pritet të zvogëlohet 6.4% këtë vit.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha të shtunën se pandemia “COVID-19″ po ekspozon gabime dhe falsitete kudo: gënjeshtrën se tregjet e lira mund të ofrojnë kujdes shëndetësor për të gjithë, gjykimin e gabuar se puna e kujdesit të papaguar nuk është punë, mashtrimin se ne jetojmë në një botë post-raciste, mitin se ne jemi të gjithë në të njëjtën varkë”.

Në Kinë, ku filloi pandemia globale në fund të vitit të kaluar, zyrtarët në Urumqi, kryeqyteti i provincës Xinjiang, thonë se kanë hyrë në një “gjendje lufte” të shtunën, me mbledhje të pezulluara dhe vizita të kufizuara. Më shumë se 600 fluturime, rreth 80% e totalit të zakonshëm ditor në aeroportin e Urumpqit, u anuluan.

People wearing face masks to protect against the coronavirus wait to cross an intersection in the central business district in Beijing, Wednesday, July 15, 2020. China is further easing restrictions on domestic tourism after reporting no new local cases o
People wearing face masks to protect against the coronavirus wait to cross an intersection in the central business district in Beijing, Wednesday, July 15, 2020. China is further easing restrictions on domestic tourism after reporting no new local cases o


Xinjiang, ku jeton shumica e pakicës etnike ujgure të Kinës, kishte qenë në gjendje të shmangte pjesën më të madhe të pandemisë. Që nga e shtuna, rajoni raportoi 40 raste, të cilat përfshinin 23 raste asimptomatike. Sipas komisionit rajonal të shëndetësisë, gati 270 persona ishin nën vëzhgimin mjekësor.

“Situata e epidemisë është përgjithësisht e kontrollueshme,” u citua të thotë Rui Baoling, drejtor i qendrës së kontrollit dhe sëmundjes në Urumqi.

Një studim i Koresë së Jugut sugjeron që fëmijët midis moshës 10-19 vjeç mund të transmetojnë koronavirusin si të rriturit, por fëmijët nën 10 vjeç paraqesin më pak rrezik për transmetimin e tij, por janë të aftë për transmetim.

Në Iran, vendi më i goditur në Lindjen e Mesme, Presidenti Hassan Rouhani tha të shtunën se rreth 25 milion iranianë mund të infektohen me koronavirus. Që nga e shtuna, infeksionet e konfirmuara zyrtare janë afro 272,000, me afro 14,000 vdekje.

Nurses take a sample from Parham, a 7-year-old, to test for the coronavirus disease (COVID-19), at a hospital, in Tehran, Iran, July 8, 2020. (West Asia News Agency)
Nurses take a sample from Parham, a 7-year-old, to test for the coronavirus disease (COVID-19), at a hospital, in Tehran, Iran, July 8, 2020. (West Asia News Agency)

Shifrat e cituara nga Rouhani, një vlerësim nga një raport i ministrisë së shëndetësisë, do të thotë se virusi do të prekë më shumë se 30% të popullsisë së Iranit.

Për javën tjetër, kryeqyteti, Teheran, do të jetë nën kufizime duke përfshirë ndalimin e veprimtarive fetare dhe kulturore, mbylljen e shkollave, kafenetë, pishinat e brendshme, parqet argëtuese dhe kopshtin zoologjik. Duke filluar nga e diela, provinca jugperëndimore e Khuzestanit do të jetë nën një bllokim tre-ditor.

Gjithashtu të shtunën, Kanadaja i tha ekipit të bejzbollit, Toronto Blue Jays se do të duhet të luajë lojërat e tij diku tjetër. Qeveria federale tha se plani i Ligës së Bejzbollit për të përdorur Qendrën Rogers për ndeshjet, rrezikon përhapjen e koronavirusit.

Qeveria kanadeze zgjati mbylljen e kufirit të saj me Sh.B.A deri në 21 Gusht për udhëtime jo-thelbësore. Ekipi kishte shpresuar për një përjashtim nga karantina 14-ditore që kërkohet për këdo që hyn në Kanada, duke e bërë të vështirë për ekipin të kalojë përtej kufirit për lojërat e kampionatit.VOA

One thought on “Koronavirusi kthehen përsëri ndërsa vendet rihapen

Comments are closed.