Deri në përfundimin e procesit zgjedhor web-faqja e KSHZ-së ka punuar pa probleme, ndërsa siç duket interesimi i madh për rezultatin e zgjedhjeve ju ka shkaktuar probleme.

Për momentin nuk ka informacione për rezultatet, ndërsa nga KSHZ thonë se sistemi i brendshëm punon, por kanë probleme me furnizuesin me internet.

“Sistemi i brendshëm i KSHZ-së është duke funksionuar, por probleme kemi me furnizuesin e internetit (host)”, thanë nga KSHZ për Telegrafi Maqedoni.

Siç informuan nga ky institucion, deri në orën 20:30 dalja ishte 50.84 përqind./Telegrafi/