Viti i Akademise dhe kluit Apolonia!
Sot ne “Elbasan Arena”djemte e U-19 te Apolonise se Fierit,jane shpallur Kampion te Republikes ne futboll.Ka qene fitorja 3-2 ndaj skuadres Internacional Tirana qe ka sjelle triumfin e trete per klubin fierak qe kete sezon ka arritur te rrembeje dy kupa per U-15 dhe U-19 ne Superlige dhe nje ne U-17 ne kategorine e pare.Padyshim keto rezultate jane fryt i pu es se mire qe zhvillohet me grup-moshat ne Fier,por edhe nje strategjie te mireorganizuar te Presidences ku padyshim z Koco Kokedhima ndryshe.kur merrej teresisht me politike dhe ua kishte besuar organizimit e klubit dhe Akademise te tjereve,keto vitet e fundit eshte investuar teresisht per ta ngritur skuadren ne Superlige dhe per te korrur frytet e punes disavjecare edhe me moshat.Pavaresisht se disa vite me pare kam qene kritik me menyren e funksionimit te Akademise,(serish kam mendimin se mund te kete nje organizim edhe me te mire)kete rradhe nuk dua te bej polemika sepse ne fund te fundit kur arrihet nje sukses,fituesi nuk gjykohet.Kokedhima,presidenti fierak qe me matematiken e tij kishte bere perllogaritje te sakta,duket se tash e tutje do te sjelle nje ere “alla Berluskon” me angazhimet e tij sa ne politike dhe ne futboll.Klubet shqiptare kane vite qe vuajne nga mungesa e organizimit dhe funksionimit si klubet europiane dhe cdo gje shpesh i lihet spontanitetit.Arritjet e klubit fierak padyshim do te jene nje lejmotiv edhe per klubet e tjere te cilet paralelisht.me skuadren e pare duhet te merren seriozisht edhe me skuadrat e grup-moshave,te cilat padyshim jane nje “karburant”i cilesise se pare per skuadrat e para.Duke i uruar shume sukses skuadrave fierake kam mendimin se kur punohet me seriozitet dhe perkushtim rezultatet nuk vonojne.

Arber Emiri specialist futbolli.

One thought on “Apolonia kampione U19 per sezonin 2020.

Comments are closed.