“Kujdes kur çoni familjarët në Infektiv, i intubojnë dhe ‘i presin biletën’”- Silva Bino i përgjigjet Alfred Cakos: Gomarllëqe, po qe i zoti të shkojë vetë të investigojë

pjimage

Një ditë më parë konspiracionisti, Alfred Cako u shpreh se të sëmurët te Spitali Infektiv infektohen qëllimisht. Kjo deklaratë e tij ka sjellë reagimin e shefes së Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, e cila tha se këto janë asgjë më shumë sesa ‘gomarllëqe që thuhen nga kolltuku për të promovuar veten’.Bino e ka ftuar Cakon të shkojë vetë tek Spoitali Infektiv dhe të shohet se si punojnë bluzat e

Kur mediat pomovojnë idiote. Te shkoje ky zoteria po qe i zoti vete tek Infektivi mqs qenkan rrena e te investigoje. Atje punonjesit rropaten perballen me rrezikun e njerezit perpeliten e perpiqen te mbijetojne ky ben lloqe cdo te premte se ja lejojne televizionet dhe e promovojne mediat se duket bukur.

Mediat po ashtu promovojne njerez qe se kane pare noj here pacientin e infektuar apo se dijne nga bie virusi po bejne teori e politike populiste per te promovuar veten duke folur lloj lloj gomarlleqesh nga kolltuku”, thotë Bino.

Pas kësaj ‘ftese’ nga shefja e ISHP-së, Cako i është përgjigjur Binos me anë të një mesazhi se e pranon sfidën dhe i kërkon ta lejojë të futet në spitalin Infektiv me një mjek të fushës, pa mjete mbrojtëse.

‘Jam dakord të vij pas sfidës tuaj publike të vij e të investigoj të vërtetën tek Infektivi megjithë mjekun Andi Nikolla të lëvizjes No Vax Albania. Mund të vijmë pa maska te pavioni i CV19 dhe do intervistojmë të sëmurët. Më ktheni përgjigje’ shkruan Cako.

Statusi i Aflred Cakos një ditë më parë në Facebook:

Mbi informacionin e vertete ndaj CV19!

Mediat tona kellira vetem tmerrojne; asnje nuk shkon te investigoje ne spital tek infektivi e te intervistoje, te shohe se mos ka ndonje marreveshje konfidenciale mes punemarresve (mjeke dhe infermiere) dhe punedhenesit (Minstr. Shendetsise ose OBSH mbrapa saj) per te mos dhene asnje informacion te sakte mbi penalitete dhe mbi shperblimin qe me sa thone gojet e liga shkon tek 2,000 euro ne muaj;

Do ti keshilloja te gjithe miqte e mij ketu te kene kujdes kur cojne familjaret e moshuar te semure me semundje te ndryshme se do tu bejne tamponin dhe do ti intubojne si te semure me CV19 dhe dihet se kush intubohet e pret bileten one way per ne boten tjeter, me shume gjasa; sepse ne shumicen e rasteve respiratoret nuk punojne dhe intubimi pengon frymemarjen; kini kujdes se edhe nga infarkti po shkuan ne spital mund tu thone keni CV19; jini vigjilente; Manastirliut & Co i duhen shume ato numrat e egzagjeruara te “te infektuarve dhe te vdekurve me CV 19” dhe me ndihmen e medias idiote ose bashkepuntore pas berihajit, duan te na cojne tek Plandemia nr. 2;

Pas fitores se Trump, qetsimit te situates se brendshme dhe ridaljes se USA ne rolin e lidershipit boteror te gjitha keto mashtrime, krime dhe ekzagjerime me CV19 do te hetohen dhe sigurisht do te denohen;

Kudh ka info nga brenda tek infektivi te me njoftoje ne privat ose te me kerkoje ne takim per te na njoftuar ne cdo moment se cfare ndodh aty brenda pasi duhet te mesojme te verteten dhe ti cjerrim masken cdo ‘piperke’ qe pervelon gjithe dynjane;

perderisa nuk kemi medja te pavarura, kete lufte per informim te drejte te publikut duhet ta bejme ne qytetaret e pergjegjshem;

ne mjekesine tone ka plot gra e bura te mire e trima per te thene te verteten!

Përleshje e dhunshme në një burg të Italisë, plas sherri mes shqiptarëve dhe tunizianëve. Një prej tyre…

burg

Mediat fqinje shkruajnë se momentet e dhunshme janë regjistruar në katin e dytë të burgut, ku disa shqiptarë kanë rrahur disa tunizianë.

Menjëherë për ndalimin e konfliktit ka ndërhyrë stafi i burgut, por mesa duket nuk ka qenë dhe aq e lehtë.

I plagosur më rëndë mbeti një i paraburgosur tunizian, i cili është shtruar në spital në njësinë e kujdesit intensiv. Raportohet se ai kishte marrë goditje të shumta në trup.

Tuniziani iu nënshtrua një operacioni, por dhe të burgosurit e tjerë pësuan lëndime të vogla.

Rivali i Trump, Xho Biden kundër qasjes së shtëpisë së bardhë për dialogun Kosovë-Serbi

Prej kohësh aludohej se me administratës Trump dhe demokratëve ka një ndarje të thellë për zgjidhjen e konfliktit Kosovë Srbi, madje u tha se edhe pas prishjes së samitit të Uashingtonit, nga Gjykata Speciale qëndronte dora e tyre.

Tani është sh-nënpresidenti amerikan Joe Biden, që ndonëse ka përshëndetur vendimin e udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë për të rifilluar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve ka kritikuar qasjen e Shtepisë së Bardhë. e Amerikës. Ish-nënpresidenti amerikan dhe kandidati për president ka  kritikuar administratën Trump se “nuk ka arritur të bashkërendojë me emisarët evropianë”. “Megjithëse takimi u anulua, partnerët tanë evropianë dëgjuan një mesazh të qartë. Shtetet e Bashkuara duhet të bashkëpunojnë me partnerët evropianë, jo t’u kthejnë atyre shpinën. Kjo është shpresa më e mirë për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme që do të hapte një të ardhme më të paqtë, më të begatë dhe evropiane për të dy vendet,” shkruan Biden.

Nga Zeri i Amerikes

Në një deklaratë të publikuar të premten, kandidati i pritshëm i demokratëve në zgjedhjet presidenciale thotë se ky vendim është një hap i rëndësishëm përpara në rajon.

“Një zgjidhje gjithëpërfshirëse, e cila do të çonte në njohjen e ndërsjelltë, ruajtjen e sovranitetin dhe integritetit territorial të dy vendeve dhe forcimin e institucioneve të tyre demokratike, është kritike që Kosova dhe Serbia të avancojnë përpara,” shkruan zoti Biden. Kjo zgjidhje, shprehet më tej ish-nënpresidenti amerikan, do të forconte sigurinë dhe begatinë e të dy vendeve dhe çonte përpara aspiratat e tyre për antarësim në Bashkimin Evropian dhe institucionet ndërkombëtare.

Arritja e këtij synimi, vazhdon zoti Biden, kërkon bashkëpunim transatlantik. Partneriteti mes SHBA dhe Evropës kërkon angazhimin e të gjitha palëve, si dhe përfshirjen dhe udhëheqjen e Amerikës. Ish-nënpresidenti amerikan kritikon administratën Trump se “nuk ka arritur të bashkërendojë me emisarët evropianë, të cilët kanë ndërmjetësuar dialogun mes dy vendeve për afro një dekadë” gjatë planifikimit të takimit të qershorit në Shtëpinë e Bardhë.

“Megjithëse takimi u anulua, partnerët tanë evropianë dëgjuan një mesazh të qartë. Shtetet e Bashkuara duhet të bashkëpunojnë me partnerët evropianë, jo t’u kthejnë atyre shpinën. Kjo është shpresa më e mirë për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme që do të hapte një të ardhme më të paqtë, më të begatë dhe evropiane për të dy vendet,” shkruan zoti Biden.

Joe Biden, i cili pritet të marrë emërimin e demokratëve si kandidat presidencial në kuvendin e partisë në gusht, shkruan se nëse zgjidhet president, “administrata ime do të punojë për paqen dhe sigurinë në Evropën juglindore dhe do të bashkëpunojë me partnerët e BE-së për ta bërë këtë ëndërr realitet”.

Ai u bën thirrje udhëheqësve të dy vendeve të përqafojnë “shpirtin e kompromisit dhe ripajtimit në këto bisedime, duke ditur se kanë mbështetjen e plotë të popullit amerikan”.

Përfaqësuesi i Presidentit Trump në bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell reagoi menjëherë ndaj deklaratës duke e akuzuar zotin Biden se po e politizon procesin e dialogut mes dy vendeve. Me këtë akt, shkruan Ambasadori Grenell në një seri postimesh në Tëitter, ai garanton “se asgjë nuk do të avancojë para zgjedhjeve të nëntorit dhe se populli i Kosovës dhe Serbisë do të detyrohen të presin përsëri që të mos përdoren nga politikanët”.

“Në dallim nga taktika e llafeve pa vepra e Biden-it,” shprehet më tej zoti Grenell, “administrata Trump është e përqëndruar tek hedhja e hapave të parë të rëndësishëm të normalizimit ekonomik mes dy vendeve”.

“Populli i Kosovës dhe ai i Serbisë e dinë se nuk ka krahasim mes tetë vjet premtimesh boshe të administratës Obama-Biden dhe veprave të administratës Trump”.

Zoti Grenell përmend marrëveshjet për transportin ajror, hekurudhor e rrugor mes dy vendeve të arritura me angazhimin amerikan si shembull se administrata Trump ka arritur “rezultate të dëshiruara prej kohësh dhe Joe Biden vetëm vazhdon e flet, ashtu siç ka bërë për 40 vjet në Uashington”. Joe Biden, shkruan më tej Ambasadori Grenell, ka qenë gabim në thuajse çdo vendim të rëndësishëm të politikës së jashtme, prandaj “nuk ka asgjë për t’u çuditur që ai përsëri ofron vetëm fjalë e premtime boshe për popullin e Kosovës e Serbisë”.

Presidentët e Kosovës dhe Serbisë ishin në plan të takoheshin në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor për bisedime me ndërmjetësimin e SHBA. Takimi u anulua pas njoftimit për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit Thaçi nga Prokurori i Specializuar në Hagë.

Ambasadori Grenell është shprehur se së shpejti do të caktohet një datë e re e takimit, ndërsa ka shprehur mbështetje për përpjekjen e evropianëve për rifillimin e bisediemeve.

Moody’s paralajmëron rreziqet e Shqipërisë: Ekonomi e padiversifikuar, borxh i lartë, po rriten PPP-të jashtë bilancit

Shërbimi i Investitorëve Moody’s (“Moody’s”) ka publikuar rishikimin periodik të një grupi emetuesish që përfshin Shqipërinë, i cili kryhet në mënyrë periodike në përputhje me rregulloret. Moody’s thekson në njoftim se ky publikim nuk njofton për një vlerësim në renditje dhe as nuk është tregues nëse do të ndërmerret ndonjë veprim për vlerësimin e renditjes në të ardhmen e afërt.

Moody’s thotë se Shqipëria, e cila ka një vlerësim B1, është e kufizuar nga një sërë faktorësh, duke filluar nga ekonomia e vogël dhe e padiversifikuar, borxhi i lartë publik, rritja e varësisë nga financimet përmes formës së PPP-ve, të cilat klasifikohen jashtë bilanci, si dhe shkalla e lartë e euroizimit të vendit.

Fuqia ekonomike vlerësohet me ba3 (vlerësohet që ka elemente spekulative dhe një rrezik domethënës të kredisë), ku theksohet ekspozimi ndaj rreziqeve të ambientit, shkalla relativisht e ulët e diversifikimit në krahasim me shtetet në nivele të ngjashme, si dhe përballja me një sërë sfidash strukturore.

Për institucionet dhe fuqinë e qeverisjes (që vlerësohen me “ba2”) nënvizohen hapat që ka marrë qeveria në rrugën e anëtarësimit në BE dhe dhe nevoja e adresimit të dobësive në fushën e rrezullave të lojës dhe kontrollit të korrupsionit.

Në rishikim, paralajmërohen rreziqet fiskale, e cila ka një vlerësim më të ulët (b1-spekulative dhe me një rrezik të lartë krediti), duke marrë në konsideratë nivelin e lartë të borxhit publik dhe detyrimet e mundshme që rrjedhin nga sektori i energjisë. Një tjetër element që paralajmërohet në raport është rritja e varësisë nga financimet jashtë bilancit në formën e partneriteteve publike private (PPP), që është përdorur nga qeveria si një mënyrë për të rritur investimet.

Nga rreziqet e mundshme përfshihen dhe ato të lidhura me nivelin e lartë të euroizimit të vendit.

Moody’s njofton se i kryen këto rishikime periodike përmes rishikimeve të portofolit në të cilat Moody rivlerëson përshtatshmërinë e çdo vlerësimi të jashtëzakonshëm në kontekstin e metodologjisë përkatëse kryesore (et), zhvillimet e fundit, dhe një krahasim të profilit financiar dhe operativ me vendet me vlerësim të ngjashëm. Që nga 1 janari 2019, Moody publikon një njoftim për shtyp pas çdo shqyrtimi periodik që njofton përfundimin e tij.

Financat e vlerësojnë pozitivisht njoftimin

Ministria e Financave e ka vlerësuar pozitivisht raportin e Moodys. Në një njoftim zyrtar thuhet: “Pavarësisht dy goditjeve të njëpasnjëshme, ekonomia shqiptare vijon të vlerësohet qendrueshëm në tregjet ndërkombëtare.

Raportet e mëparshme të kompanive ndërkombëtare kanë vlerësuar përmirësimin e profilit makroekonomik, progresin në reformat strukturore dhe institucionale, si dhe konsolidimin fiskal

të arritur gjatë viteve të fundit. Plotësimi më i fundit, që Moody’s i bën vlerësimit të Shqipërisë, ruan të pandryshuar renditjen e Shqipërisë në B1, pas emetimit të suksesshëm të Eurobondit në muajin Qershor të këtij viti.

Vlerësimi i qëndrueshëm, thekson me pozitivitet dhe me renditjen më të lartë ndër indikatorët, ecurinë e institucioneve dhe qeverisjen e vendit. Moody’s sjell në vëmendje të investitorëve veçanërisht angazhimin e vendit në rrugën drejt Bashkimit Evropian, angazhim i konfirmuar edhe nga Këshilli i Bashkimit Evropian në muajin Mars të këtij viti.

Përpjekjet e Qeverisë Shqiptare për të reduktuar borxhin publik dhe deficitin buxhetor do të vijojnë në koordinim me institucionet ndërkombëtare, për të siguruar konsolidmin fiskal të financave publike shqiptare, menjëherë pas përballimit të situatës së pandemisë. Diversifikimi i ekonomisë dhe burimeve energjetike po vazhdon përmes projekteve novatore në sektor, duke reduktuar varësinë nga burimet ujore.

Paketat e Qeverisë i kanë shërbyer lehtësimit të barrës së biznesit në vend dhe kanë mbështetur qytetarët në këto muaj të pandemisë. Nismat e fundit të Qeverisë do të lehtësojnë klimën e të bërit biznes dhe do të nxisin formalizimin e mëtejshëm të ekonomisë. Qeveria Shqiptare po angazhohet, të adresojë nevojat e qytetarëve për një rimëkëmbje të ekonomisë, përmes propozimeve në Aktin Normativ të Buxhetit të miratuar këtë javë, ndërkohë që Reforma në Drejtësi nuk ka rreshtuar së qënuri prioritet qeverisës”, përfundon njoftimi.

Tabaku: Institucionet financiare ndërkombëtare kanë vënë gishtin sërish në plagët e ekonomisë shqiptare

I ndryshëm ka qenë interpretimi i raportit nga ish deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku. Në një postim në facebook ajo ka shkruar:

“Institucionet financiare ndërkombëtare kanë vënë gishtin sërish në plagët e ekonomisë shqiptare dhe kanë folur më haptas se kurrë për shkaqet dhe shkaktarët e krizës së thellë ekonomike në Shqipëri.

Në raportin e fundit të agjensisë prestigjioze Moody’s raportohet se është qeveria shqiptare pengesë kryesore për ecurinë ekonomike të vendit. Ekonomia shqiptare konsiderohet me risqe të larta. Në raport kritikohet mungesa e vullnetit të qeverisë për të luftuar krimin e organizuar. Vëmendje të veçantë kanë tërhequr edhe borxhi i lartë dhe PPP-të të cilat shndërruar në bomba me sahat për vendin.

Kjo qeveri punon për një pakicë dhe kundër interesave të shumicës së shqiptarëve. Ajo është shndërruar në pengesë për zhvillimin e ekonomisë dhe biznesit.

Ky kryeministër dhe një grusht përfituesish rreth tij që e çuan vendin në këtë krizë të thellë për qytetarët dhe biznesin, nuk e duan ndryshimin dhe po orvaten me çdo mjet për të ndalur zgjidhjen.

Ata kanë ndërtuar një sistem që çdo ditë madje edhe gjatë karantinës vodhën parátë nga xhepat e shqiptarëve dhe u sollën si banda me biznesin e ndershëm, ndërkohë që duan të amnistojnë paratë e krimit”, përfundon njoftimi. /monitor

Florida thyen rekordin e rasteve me COVID-19 brenda 24 orësh

Florida raportoi të dielën një rritje rekord me më shumë se 15 mijë raste të reja me COVID-19 brenda 24 orësh. Njoftimi vjen ndërsa administrata Trump ka ripërsëritur thirrjet për hapjen e shkollave e ndërsa në Miçigan dhe Mizuri janë planifikuar protesta kundër maskave.

Sipas një analize të “Reuters” nëse Florida do të ishte një vend më vete, do të renditej në vendin e katërt në botë për nga raste e reja me koronavirus në një ditë, pas Shteteve të Bashkuara, Brazilit dhe Indisë.

Rritjet ditore në Florida me raste të reja kanë tejkaluar numrin më të lartë të raportimeve ditore të çdo vendi evropian të shënuar gjatë pikut të pandemisë. Ajo ka thyer rekordin e shtetit të Nju Jorkut prej 12.847 rastesh të reja më 10 prill, kur ishte epiqendra e shpërthimit në SHBA. Rritja e fundit u raportua një ditë pasi “Walt Disney World” në Orlando u rihap për një numër të kufizuar vizitorësh të cilët u mirëpritën me një mori masash sigurie, përfshirë maskat dhe kontrollin e temperaturës.

Aktivistët kundër mbatjes së maskave në disa shtete, përfshirë Floridën dhe Miçiganin, kanë organizuar protesta kundër vendimeve të autoriteteve lokale për t’i bërë ato të detyrueshme, duke argumentuar se masat cënojnë lirinë e gjithësecilit.

Infeksionet me koronavirus kanë pësuar rritje në rreth 40 shtete, sipas një analize të “Reuters”. Në shkallë kombëtare, Shtetet e Bashkuara kanë thyer rekordin botëror duke regjistruar rreth 60 mijë raste të reja në ditë për katër ditë rresht, po sipas “Reuters”.

Në spitale është rritur numri i të shtruarve në shtete si Arizona, Kalifornia, Florida dhe Teksasi.

Përballë një ekonomie të dëmtuar dhe ndërsa po afrojnë zgjedhjet e nëntorit Presidenti Donald Trump u ka bërë presion shteteve që të rihapin bizneset dhe shkollat. Sekretarja e Arsimit Betsy DeVos tha të dielën se departamenti i saj nuk kishte ndonjë plan të vetin për të reklamuar për rihapje së sigurt duke shtuar se secili qark apo shtet duhet të hartojë planet e veta, bazuar në nivelet e infeksioneve me koronavirus.

Ndërkohë në SHBA ashtu sikurse kishin parashikuar ekspertët, rastet e vdekjeve si pasojë e koronavirusit po shënojnë rritje, nxitur kryesisht nga situata në shtetet në jug dhe perëndim të vendit. Lajmi u njoftua nga agjencia e lajmeve “Associated Press”.

Prej disa kohësh numri i vdekjeve në ditë nga virusi kishte shënuar rënie dhe po vazhdonte të ishte në shifra të ulta edhe pas shtimit të rasteve të të infektuarve në shtete si Florida dhe Teksasi që u përballën me nivele rekord ditore. Por shkencëtarët kishin paralajmëruar se kjo situatë nuk do të zgjaste.

Sipas ekspertëve vdekjet nga koronavirusi, zakonisht ndodhin disa javë pasi një person infektohet. Ata parashikuan se shtetet që shënuan rritje të rasteve dhe shtrimeve në spital, do të përballeshin në një moment me një numër në rritje të vdekjeve.

Kalifornia ka shënuar mesatarisht 91 vdekje në ditë ndërsa Teksasi rreth 66. Florida, Arizona, Ilinois, Nju Xhersi dhe Karolina e Jugut kanë shënuar gjithashtu rritje të konsiderueshme.

Numri i të infektuarve nga COVID-19 në SHBA ka arritur në mbi 3.2 milionë dhe atyre që kanë humbur jetën në mbi 134 mijë persona që prej përhapjes së virusit.

Ne vend te debatit….

Ali Ahmeti dhe Menuh Thaçi po kërkojnë më shumë “pushtet”në kapërtinat e mbyllura të Kushtetutës
Kjo është Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut,që,nëpër vite në plan të parë ka vënë shtetësinë e popullit maqedonas dhe gjuha maqedonase si gjuhës ztyrtare,ndërsa gjuha shqipe në paragrafin (…)ku flitet për gjuhët tjera as që përmendet por tutje thuhet se aty ku përmasa e qytetarëve tjerë(jo maqedonas)që kalon 20% mund të përdorin gjuhën e tyre amtare(!).Në asnjë paragraf të Kushtetutës askund nuk përmendet fjala qytetare(shqiptarët dhe gjuha e tyre shqipe)!Në zgjedhjet parlamentare në MV po garojnë edhe partitë politike shqiptare të përçara dhe secila po bën fushatë për vete dhe jo për qytetarët shqiptarë,që sipas Kushtetutës aktuale (lexo:janë pakicë kombëtare dhe jo shtetformues),ndërsa gjuha shqipe jo zyrtare(sic!)

Faktorët politikë shqiptarë (PDSH- me Menduh Thaçi kanë dalë me një ,,tezë politike,, e panjohur në ligjet kushtetuese të këtij shteti(lexo:Zv.kryeministër konsensual(sic!),ndërsa BDI-Ali Ahmeti(lexo:Kryeministri shqiptar(sic!)dy qasje të ndryshme më shumë lajm sa për tagrën e votës së lirë nga shqiptarët në ketë hapësirë etnike,që,tash sa vjet kanë pritur gjithmonë në zgjedhjet parlamentare,,Se do të bëhet mirë,,për të vazhduar tutje se ,,Jemi popull shtetformues me gjuhën shqipe zyrtare(sic!)?Krejt kjo në kolovajzën politike me figurat e njejta politike pa asnjë ndryshim me ndonjë rrafsh të ri politik dhe,si thuhet me gjak të ri të brezit të shkolluar të shqiptarëve në vendet e BE-së dhe SHBA.
Tashti,kur fushata vazhdon në të gjitha vendbanimet shqiptare,partitë politike po garojnë për (lexo:për pushtetin e pa shkruar në Kushtetutë),por me të vetmin qëllim të koalicionit me partitë maqedonase fituese të zgjedhjeve paralamentare dhe këtu nis dhe këtu përfundon odisejada politike shqiptare në Maqdoninë e Veriut(sic!).Tërë sloganet e partive politike shqiptare në këto zgjedhje,në Shkup faktori politik maqedonas po i përcjellë me buzë në gaz(sic!),ndonëse asnjëra nga këto kërkesa nuk do të realizohen sikunder deri më tash në ketë shtet me përmasën e rendit të parë (shtetndërtues për maqedonasit e për shqiptarët pakicë kombëtare dhe jo shtetformues)!Atëherë,ku do të mbesin premtimet e fushatës paralemntare të Menduh Thaçi dhe të Ali Ahmeti para sovranit të votës së lirë dhe pozita kushtetuese e shqiptarëve e pa ndryshuar që nga vitet 1945-2020 në rendin e dytë qytetarë të pakicës me pakicat tjera (multinacionale)?!Për fund edhe sot nuk e kemi të qartë si është e (mundur)që partia politike,,Besa,,me Kasam Bilalli dhe me lirat e Turqisë të jetë bartëse dhe përgjegjëse për çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare në Maqedoninë e Veriut?!

Skender Karaciqa. Chicago

Harrojeni ura vajgurore….

Bashkia Ura Vajgurore së shpejti do të quhet Dimal. Propozimi për ndryshimin e emrit që erdhi nga disa intelektualë të zonës, zë fill tek qyteti antik i periudhës Ilire, rrënojat e së cilës u zbuluan në kodrën e qytetit.

“Zbulimi i qytetit Antik të Dimalit zgjoi idenë e për ta shndërruar emrin e Bashkisë së Urës Vajgurore në atë të Dimalit me qëllim shndërrimin gradualisht në një destinacion turistik të kësaj qyteze”. Shumica e banorëve të qytetit janë dakort me këtë vendim, shkruan Tvklan.

“Për mua Bashkia duhet të quhet Dimal, ndërsa qyteti lë të vijojë që ta mbajë emrin Ura Vajgurore”.
“Sigurisht që do të jetë me mirë se kot nuk është bërë një propozim i tillë”

Kryetarja e Bashkisë thotë se ndryshimi i emrit nuk ka asnjë kosto për qytetarët. Ky propozim i hershëm ka si vizion zhvillimin e turizmit në këtë zonë.

“Kemi jo më pak se 2 – 3 vjet që kemi nisur punën për ndryshimin e emrit të bashkisë sonë, pra riorganizim pa ndryshim kufijsh. Duke evidentuar dhe duke nxjerrë në pah të gjithë asetet që ka ky territor, do të zhvillim dhe rrjetëzimin e të gjithë zonës së Dimalit”.

Brenda 2 javëve të ardhshme relacioni me propozimin për ndryshimin e emrit do të kalojë në Këshillin Bashkiak e më pas do të miratohet në Parlament

Shpiket filtri i ajrit që vret koronavirusin

Nje filtër ajri që është i aftë të “vrasë në moment” koronavirusin është dizenjuar nga një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Hjustonit në SHBA.

Studimi, i publikuar në revistën “Materials Today Physics”, thotë se filtri arrin të eliminojë 99,8% të patogjenit që shkakton Covid-19.

Kërkuesit shkencorë amerikanë mendojnë se koronavirusi nuk mund të mbijetojë në temperatura mbi 70 gradë dhe për këtë arsye e kanë prodhuar filtrin duke e nxehur në 200 gradë Celcius, çka e bën të pamundur për koronavirusin që të kalojë

Tafmaja e madhe do e leri pa gje Edi Ramen

Nga Kreshnik Spahiu*
7 vjet më parë, kur erdhi në pushtet Rilindja kishte 42 parti në koalicion.
E vetmja parti që e refuzoi koalicionin ishte Aleanca Kuqezi dhe garoj e vetme.
42 parti të tjera hyn pa kushte nën premtimin që: “kockat” do ndahen mbrapa.
Nëse ju kujtohet viti 2013 të gjitha mediat dhe analistët ishin pro Edi Ramës, aq sa në fushtë elektorale mu mbyll çdo ekran sepse isha i vetmi që filsja kundër tij.
Sot, panorama ka ndryshuar.
Të gjitha partitë janë larguar nga Rilindja dhe 90% e analistve flasin kundër tij.
Arsyeja është e thjeshtë.
Edi Rama e mbajti tepsinë për vete dhe nuk ndau kocka.
Edi Rama shpiku sloganin “timoni” mbahet nga një shofer, por në fund autobusi po i ngel pa pasagjer.
Edi Rama 7 vjet e mbajti tepsin për vete duke demostruar një “tafma” të paparë.
Një djalë i rritur mes Tiranës nga dy prindër intelektual, pritej të ndryshonte shumë nga qeverisja e Berishës.
Si djalë Tirane, kryeqyteti i besoj 4 mandate si kryetar Bashkie pavarsisht se të fundit ja vodhën, dhe mbi këtë logjikë i besuan 1 milion vota si kryeministër.
Sot djali i Tironës, është rrethuar nga injorantë, provincial, mediokër dhe disa kuçka mediatike që zhgarravisin ekranet ashtu si fytyrën e tyre.
Edi Rama ka dal të kërkoj mandatin e 3 si kryeministër dhe sërish kërkon të qeverisi i vetëm.
Aq shumë e ka centralizuar pushtetin sa ka marr 100 role mbi vehte:
Ai është prokuror kur flitet për Vetingun.
Ai është inxhinier kur flitet për tërmetin.
Ai është mjek kur flitet për Pandeminë.
Ai është polic kur flitet për karantinën.
Komedia është që ai s’ka as formimin e duhur arsimor si kryeministër. Ai nuk është as jurist, as ekonomist, as inxhinier, as mjek. Thjesht ka mbaruar një shkollë 3 vjeçare pikturash arti.
Do thoni ju, që ke harruar të thuash që ka vjedhur shumë.
Ka vjedhur aq shumë sa dhe 3 “opozitarët” e tij miliarder.
Kush më shumë dhe kush më pak, ata kanë vjedhur njësoj, por ky popull nuk voton ndershmërinë aspak. Shqiptarët kanë 30 vjet që duartrokasin hajdutët.
Thjesht Edi Rama do rrëzohet se është kundër të gjithve.
Dikur Mustafa Nano e qujati koalicionin RILINDA me 42 parti ai “Aleanca Qelbësirave” si domosdoshmëri për të rrëzuar Berishën.
Këto 42 “qelbësira” i gënjeu dhe nuk u dha kocka por sot ato janë rreshtuar me Partinë Demokratike dhe kundër tij.
Ai vazhdon të mendoj që askush nuk vlen, dhe pas mandatit dytë të “Skënderbeut”, mund marri mandatin e tretë me “Mamicat” që ka rreshtuar si ministre.
Elisat, Belindat, Besicat dhe gjithë fyçkat që ka rreshtuar në krah ky çuni i Tironës nuk mund prodhojnë mandatin e tretë si kryeministër.
Të gjithë janë të uritur për bukë, kocka dhe pak pushtet.
Nëse nuk është ngopur ende dhe tepsia nuk i mjaftoj i vetëm këto 7 vite, atëhere do i kujtoja atë çfarë thonë tironcit, ku Edi Rama u lind dhe u rrit:
“Tafmoja e modhe, të le pa gjo, mor çun”