Këngëtarja e njohur Evis Mula ka befasuar me deklaratën për moderatoren Arbana Osmani.

Teksa u kthye pas në kohë, kur u përzgjodh si prezantuese e “Top Fest 1”, Evis Mula kujtoi duelin e ‘frikshëm’ me moderatoren. Këngëtarja u shpreh se Arbana Osmani u tmerrua kur Evis Mula u përzgjodh si prezantuese e konkursit të muzikës, pasi priste që të ishte vetë fituese.

“Ka qenë një duel i frikshëm me Arbana Osmanin, u tmerrua atëherë sepse priste, prisnin shumë në fakt se drejtonin radion dhe befas dola unë,”– tha këngëtarja e ftuar në “Wake Up”. “Çfarë ndodhi? Të helmuan rrugës?”- u pyet ajo nga prezantuesja e emisionit Ori Nebiaj“Sigurisht helmi doli rrugës kam përshtypjen sepse finalen nuk e prezantova unë. Kisha shkuar për një program ku bëheshin audicione për Top Select. Ambicia ime ishte shumë herë më e vogël. Ndërkohë bëj audicion me Bojken Lakon dhe Aldon Lipen që kanë qenë atëherë pjesë e stafit dhe më hipin te pjesa ku ka qenë podiumi i velinave të Fiks Fare dhe më thonë improvizo. Improvizimi im ishte karizma që kisha, paturpësia për tu tallur me njerëzit, për ti vënë në lojë etj. Pa mbërritur në shtëpi më vjen një telefonatë e Aldon Lipe dhe më thotë se Tani ka parë audicionin tënd dhe është dashuruar me tipin tënd, do jesh prezantuesja e Top Festit. E kam përshtypjen se aty e kuptova, shumë më vonë sepse më thoshin njerëzit pse ajo vajza lart që prezanton, që quhet Arbana Osmani, sa herë thosha linja për ty Arbana dhe ajo thoshte gjithmonë linja poshtë,”- tregoi Evis Mula.Artistja rrëfeu se Arbana ka gjetur mënyrën për ti vënë stërkëmbëshin shumë vajzave të talentuara. “E kam, e kam kunjin me Arbanën dhe më vjen keq sepse kam përshtypjen se ka pasur shumë vajza të talentuara pas meje që ka gjetur mënyrën për ti vënë një çikë stërkëmbëshin,”- tha Evis.

Ndërsa pyetjes nëse ka folur me Arbanën për këtë temë, iu përgjigj: “Ç’punë kisha? Ja e thashë. Kam një gjë që gjërat i them drejtpërdrejtë. Kjo është e vërteta, s’kemi çfarë të bëjmë. Por ajo është aty ku është, bravo i qoftë, është gazetare shumë e mirë.”