Gjykata e Posaçme e Apelit: Saimir Tahiri u dënua për një vepër që nuk u hetua asnjëherë

Gjykata e Posaçme e Apelit hodhi poshtë vendimin e gjykatës së shkallës së parë për ish-ministrin Saimir Tahiri, pasi ai u dënua për një vepër, për të cilin nuk është akuzuar.

Exit sjell më poshtë argumentet kryesore të vendimit.

Gjykata e Posaçme e Apelit ka argumentuar se gjykata e shkallës së parë e ka dënuar Saimir Tahirin për shpërdorim detyre, vepër për të cilin nuk është akuzuar.Sipas saj prokuroria ka hetuar ish-ministrin Tahiri për përfshirje në organizatë kriminale, gjë që e bën përgjegjës për të gjitha veprat penale të kryera nga kjo organizatë.

Me vendimin ndaj Tahirit gjykata e shkallë së parë ka shkelur Kodin e Procedurës Penale, pasi ka ngritur akuza të reja ndaj Tahirit, për të cilat ai nuk është hetuar.

Gjykata e Posaçme e Apelit argumenton gjithashtu se vendimi i gjykatës së Katanias në itali, për pushimin e hetimeve ndaj Saimir Tahirit, nuk mund të merret si provë gjatë procesit gjyqësor, pasi nuk përmbush kushtet ligjore si i tillë.EXIT.AL