Amerikanët marrin çeqet ndërsa barra financiare rritet

Ndihma në para e qeverisë federale ka nisur të mbërrijë në llogaritë bankare të amerikanëve në një kohë kur problemet ekonomike të shkaktuara nga koronavirusi po grumbullohen gjithnjë e më shumë. Me mbylljen e shumë fabrikave, prodhimi industrial amerikan është tkurrur gjatë muajit mars, duke regjistruar rënien më të madhe që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore.

Po kështu shitjet me pakicë kanë rënë në nivel të pashembullt, me 8.7 për qind dhe parashikimet për muajin prill janë edhe më të këqija.

Në SHBA në vendin me ekonominë më të madhe në botë këtë javë nisën pagesat njëherëshe për dhjetëra miliona njerëz, si pjesë e paketës së stimuluese prej 2.2 trilionë dollarësh që synon lehtësimin e situatës së krijuar nga koronavirusi duke i dhënë çdo amerikani në moshë madhore deri në 1.200 dollarë si dhe 500 dollarë për fëmijë.

Pagesat janë bërë dhe do të vazhdojnë të vijnë drejtpërdrejt në llogaritë bankare ose do të dërgohen në formë çeku me postë gjatë javëve të ardhshme, në varësi të mënyrës se si amerikanët kanë bërë deklarimin e të ardhurave të tyre.

Në mesin e atyre që ka marrë para është edhe Acqueline Gonzalez, nënë e vetme 32-vjeçare, e cila është pezulluar përkohësisht nga puna e saj si banakiere dhe jeton me mamanë e saj, me profesion mësuese në Miami Lakes të Floridës. Zonja Gonzalez thotë se me paratë e marra ajo pagoi siguracionin e makinës dhe i dha nënës së saj 500 dollarë për qeranë e shtëpisë. Ndërkohë ka aplikuar për të marrë ndihmë falas në ushqime nga shteti.

Nuk kemi asnjë formë tjetër të ardhurash. Nuk kemi zgjidhje tjetër. Nuk mund të punojmë nga shtëpia. Thjesht rrimë, ndërsa faturat na mblidhen“, thotë ajo.

Në një veprim të pashembullt çeqet që t’u shpërndahen amerikanëve do të mbajnë emrin e Presidentit Donald Trump.

Ndërkohë në Evropë dhe Kinë hapat e parë në heqjen e kufizimeve po ndeshin në “rezistencë”, me blerësit po u qëndrojnë larg bizneseve të hapura rishtazi dhe punonjësit që frikësohen se masat lehtësuese e marra së fundmi mund të rrezikojnë shëndetin e tyre. Në Kinë me miliona njerëz po vazhdojnë të tregohen të kujdesshëm duke mos shpenzuar shumë para për blerje apo për të dalë jashtë.

Në Austri, Marie Froehlich, e cila ka në pronësi një dyqan veshjesh në Vjenë, thotë se stafi i saj ishte i lumtur që po kthehej në punë pas disa javësh izolimi në shtëpi. Por në kushtet kur biznesi i saj që varet kryesisht nga turizmi, i cili këtë periudhë ka “mbyllur dyert” për shkak të kufizimeve në udhëtime, ajo thotë se do të duhen muaj për t’u kthyer në normalitet.

Deri atëherë, do të jemi në gjendje krize“, thotë ajo.

Panorama ishte e ngjashme edhe në Italinë e goditur rëndë nga koronavirusi. Rrugët e Romës ishin të shkreta, megjithë një lehtësim të kufizimeve këtë javë që u dha mundësinë disa dyqane të rihapeshin.VOA

Gjermani: Sulme ndaj policëve që kontrollojnë respektimin e distancës fizike


Disa policë në Frankfurt janë qëlluar me gurë dhe shufra hekuri ndërsa po zbatonin masat e distancimit fizik për të ndaluar përhapjen e koronavirusit. Autoritetet njoftuan se gjatë fundjavës së ngrohtë të Pashkëve në rrugët e parqet e Frankfurtit janë parë shpesh turma njerëzish që injoronin rregullat e karantinës dhe të distancës fizike dhe policët u përpoqën për t’i shpërndarë.

Në një rast një grup qëlloi me një gur të madh makinën e policisë kur një prej policëve po zbriste nga makina për t’i shpërndarë, kurse në një rast tjetër një polic u sulmua nga një grup prej 20 vetësh, njëri prej të cilëve e qëlloi me një pllakë metalike pesëkilogramshme. Pas një kontrolli të gjatë përfshirë dhe përdorimin e një helikopteri, policia arriti të identifikonte dhe arrestoi gjashtë të dyshuar në një apartament në qytet. Policia konfiskoi në banesë edhe disa armë, përfshirë dhe shpata samurai dhe thika.

Policia u mobilizua gjatë ditëve të Pashkëve në të gjithë Gjermaninë dhe ka patrulluar në hapësirat publike. Sipas njoftimeve policia ka vendosur gjoba për shkeljen e masave të izolimit që janë në fuqi deri më 19 prill dhe që pas gjithë gjasash pritet të zgjaten.

Përdorimi i dronëve për paralajmërime me altoparlant

Në disa qytete në Gjermani, si në Dyseldorf apo Dortmund, policia ka përdorur dronë për të paralajmëruar njerëzit për rreziqet e mosrespektimit të distancës fizike. Një zëdhënës i policisë në Dyseldorf theksoi se dronët nuk janë përdorur për të identifikuar njerëzit dhe se nuk u është ruajtur asnjë fotografi. Sipas tij reagimet e njerëzve ndaj kësaj forme paralajmërimi kishin qenë “shumë pozitive”.

Megjithëse përdorimi i droneve mund të krijojë shqetësime në lidhje me kufizimin e lirive civile dy sindikatat më të mëdha të policisë gjermane u kanë bërë thirrje autoriteteve të marrin në konsideratë lejimin e përdorimit të gjerë të droneve si një mjet praktik për të ndihmuar policët që të kontrollojnë dhe paralajmërojnë njerëzit që t’u përmbahen rregullave për distancën fizike kur dalin në parqe apo hapësira të tjera publike të gjelbra.

dw

Ministria e Jashtme gjermane pranon pritjet e gjata për vizë

Aktualisht dhjetëra mijëra vetë në vendet e Ballkanit Perëndimor presin të regjistruar për marrjen e një date për shtrimin e kërkesës për vizë në ambasadat gjermane në rajon. Më e vështirë paraqitet gjendja në Prishtinë.Sipas një raportimi të gazetës gjermane “Neue Osnabrücker Zeitung” të martën (14.04)në vendet e Ballkanit Perëndimor presin të regjistruar aktualisht dhjetëra mijëra vetë që të shtrojnë kërkesën për vizë me qëllim të shpërnguljes në Gjermani. Këtë e raporton gazeta duke iu referuar të dhënave të Ministrisë së Jashtme gjermane të ofruara me kërkesë të partisë E Majta. Sipas këtyre të dhënave, në ambasadat gjermane në Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi e Serbi ka 192.263 regjistrime kërkesash për orar vize. Koha e pritjes për një datë për shtrimin e kërkesës për vizë sipas Ministrisë së Jashtme gjermane në shumicën e këtyre përfaqësive kap më shumë se një vit. Më e vështirë paraqitet gjendja në Prishtinë, sipas afp, ku në mars janë ofruar orare për njerëz që janë regjistruar në nëntor 2017.

E paqartë është ende, se si do të veprohet me datat e përcaktuara për kërkesën e vizës në bazë të Rregullores së Ballkanit Perëndimor. Kjo rregullore hyri në fuqi në vitin 2016 dhe do duhej të lehtësonte procedurat e vizës, por afati i saj merr fund më 31 dhjetor të këtij viti. Nuk dihet, nëse autoritetet gjermane do ta zgjasin edhe më tej këtë rregullore. Me kërkesë të partisë opozitare gjermane, E Majta, Ministria e Jashtme ka bërë të ditur, se “mbi mënyrën e veprimit për datat e mbetura pa trajtuar nga Rregullorja e Ballkanit Perëndimor do të vendoset në një kohë të caktuar.”

Në tërësi numri i vizave të dhëna për qytetarët nga vendet e Ballkanit Perëndimor nga viti 2015 nga Ministria e Jashtme gjermane përcaktohet si “afër 65.000 në vitin 2019, më shumë se një trefishim.” Në rreth 27.300 raste janë dhënë viza pune. Kurse 8.600 raste janë refuzuar. Arsyeja e dytë më e shpeshtë për dhënien e vizës ka qenë bashkimi familjar.

Ndeshje futbolli në prani të tifozëve nga fundi i vitit 2021

Akademia Kombëtare gjermane e Shkencave Leopoldina pret që në rastin më të keq ndeshje futbolli me spektatorë të mos ketë
deri nga viti 2021. “Me siguri kjo do të zgjasë disa muaj, mund të zgjasë madje deri në një vit e gjysmë”, tha Presidenti i Akademisë,
Gerald Haug për radio-televizionin publik gjerman ARD. Pandemia e koronës do të përfundojë vetëm kur të jetë gjetur një vaksinë.

Federata Gjermane e Futbollit (DFL) ndërkohë e ka shtyrë takimin e përgjithshëm virtual të planifikuar për të premten në 23 Prill.
Qëllimi është “t’u jepet klubeve dhe DFL kohë shtesë për të përgatitur vendimet e ardhshme”, thuhet në deklaratën e DFL. Ndeshjet e Bundesligës janë pezulluar të paktën deri më 30 prill.

Edhe Instituti Universitar Italian për Shëndetësinë, një institucion kryesor që këshillon qeverinë italiane për çështje shëndetësore, u shpreh kundër vazhdimit të ndeshjeve të serisë A. Profesor Giovanni Rezza, drejtues i Departamentit të Sëmundjeve Infektive në këtë institut, tha se nuk mund “të shprehet në favor të vazhdimit të ndeshjeve”.

Shtyrje e ndeshjeve ndërkombëtare

Një pjesë e madhe e ndeshjeve ndërkombëtare të futbollit të planifikuara për këtë vit mund të shtyhen deri në vitin 2021, tha zëvendës Presidenti i FIFA-s, Victor Montagliani. Kjo sepse pritet që kufizimet e udhëtimeve për shkak të pandemisë të zgjasin më gjatë. Këto kufizime pritet të ndikojnë edhe ndeshjet për Nations League të planifikuara për 3 shtator 2020.

Sipas mendimit të tij edhe kualifikimi për Kupën e Botës në Katar mund të lypset të shkurtohet, pasi afati kohor për turneun që fillon në nëntor 2022, do të bëhet më i ngushtë. Montagliani drejton grupin e punës në FIFA që formulon plane për t’u përballur me sfidat e virusit Corona. Që nga muaji i kaluar ndeshjet e futbollit janë pezulluar në pothuajse të gjitha pjesët e botës. dw

Shkruaje revolten tende

Karantina mund të na kufizojë lëvizjen, por jo mendimin.
Karantina mund të na kufizojë jetën,por jo revoltën.

Revolta jonë nuk është dhe nuk duhet të jetë e sëmurë.

Çdo shqiptar e ka një motiv për t’u revoltuar.

Dikush është hequr nga puna padrejtësisht. Atëherë le ta shkruajë revoltën e tij dhe ta shfaqë në ballkonin e tij.

-Dua punë!

Dikush ndien peshën e rëndë të padrejtësisë. Atëherë le ta shkruajë revoltën e tij dhe ta shfaqë në dritaren e tij.

Dua Drejtësi!

Mund të vazhdoj në pafundësi me renditjen e shkaqeve të revoltës së çdo shqiptari, sepse në çdo shtëpi shqiptare ka një shkak për t’u revoltuar.

Në çdo shtëpi shqiptare, ka një njeri që do të thërrasë: Mjaft më!

Shkruaje revoltën tënde!
Shkruaje dinjitetin tënd!
Shkruaje të ardhmen tënde!

Nga Genc Sejko

”Situata e përballushme pasi SHBA ka 920 mijë shtretër”, mjeku shqiptar flet nga Manhattani: Punojmë nga 15 orë në ditë, 85% e pacientëve me COVID-19 ja dalin

Andrin Sadikaj, mjeku shqiptar i cili po lufton me COVID-19 në vatrën e nxehtë të SHBA dhe botës, New York flet për ”News24” lidhur me situatën aktuale.

Sadikaj thotë se fatmirësisht deri tani SHBA po e përballon fluksin pasi ka 920 mijë shtretër të disponueshëm nga 600 mijë që janë infektuar deri tani. Po ashtu ai thotë se Neë Yorku, Neë Jersey po ndihmohen me staf nga shtetet që kanë më pak të infektuar.

Po ashtu mjeku i cili prej 6 vitesh punon në SHBA ka vënë re se 85% e pacientëve me COVID-19 në spitalin e tij në Manhattan ja dalin, kurse ata që vdesin janë obezët, të moshuarit mbi 70-80 vjeç apo ata me sëmundje me zemër dhe në mushkëri.

”Këtu ka rreth 430 pacientë të konfirmuar dhe nuk janë të gjthë por njëherë vijnë 50, njëherë 20 dhe gjithsej të akomoduar janë 450. Në fillim të prillit ishin 177 mijë në SHBA dhe virusi ka ardhur agresiv duke u rritur. Moshat kryesore janë mbi 70- 80 vjeç dhe moshat që janë më të rrezikuara janë mbi 60 vjeç dhe me rritjen e moshës rritet risku.

Shumica ja dalin. 20% e pacientëve dhe moshat e reja kanë imunitet shumë të fortë dhe nuk kanë simptoma por duke mos respektuar rregullat dashje pa dashje infektojnë.
Numrin e të vdekurve nuk e kam të saktë por di që është si skenari i Italisë, dhe i futin trupat në kamionë frigoriferikë. Ata pacientë që ndërrojnë jetë për fat të keq është shumë e vështirë. Numri më i lartë është konsiderueshëm rreth 85% ja dalin. Por ata që kanë mbipeshë, diabet, sëmundje zemre, mushkëri apo të moshuar këta nuk ja dalin.
Duhet të jenië 40- 50 pacientë të intubuar, ky numër lëviz pasi janë step- up dhe step- doën, pra kur futen dhe dalin. Tjetra shumë pacientë nuk e kuptojnë që duhen oksigjenuar dhe ne duhet t’i monitorojnë. Nga mezi i marsit ka pasur një mbilodhje të personelit shëndetësor por kemi pasur një ndihmë nga shtet e tjera jo si Nju Jork, Teksas. Punojmë nga 14-15 orë në ditë dhe marrim një ditë pushim. Për momentin, SHBA ka 920 mijë shtretër të dispuneshëm dhe janë 600 mijë të prekur, për momentin është ekuilibër por stafi kërkon ndihmë personel dhe 90% e spitaleve të Nju Jork janë në dispozicion të pacientëve me COVID-19.
Ka të infektuar mjekë por nuk kemi pasur fatalitete. Kam parë mjekë të infektuar dhe kam qenë krenar kur i kam parë që e kanë kaluar 2 javë COVID-19 dhe dhe janë rikthyer në punë. Unë nuk e kam bërë tamponin, e kam për nesër në orën 1. Kam frikën e familjes por unë kur shkoj në shtëpi fut rrobat e punës në lavatriçe dhe futem në dush për të minimizuar rrezikun. Por marrim donacione për maska pasi këtu i ndërrojmë çdo 4-5 ditë dhe nuk është luks ta ndërrosh çdo ditë. Ndërrohet çdo 3-5 ditë dhe ironia është që këto maska prodhohen në Kinë. Tani diskutimi është si të prodhojmë këtë ventilatorë dhe mjete mbrojtëse këtu. Kemi pasur probleme me maskat N-95 por tani edhe qytetarët po i dhurojnë sepse duan të ndihmojnë mjekët. Unë këtu kam mbi 6 vjet që punoj, kam punuar në disa spitale, erdha për të mbrojtur diplomën dhe punoj prej 1 viti në Harlem Hospital.
Këtu është një mjet shqiptar në repartin e urgjencës dhe një tjetër në psikiatri por në lagjet e tjera ka shumë shqiptarë mjekë dhe që po u shërbejnë pacientëve me COVID-19.”- tha Andrin Sadikaj.

(BalkanWeb)

“Mbledhje e gjatë, por e dobishme”, Rama zbulon temën kryesore të diskutimit në Këshillin e Sigurisë: Hapje graduale javët në vijim

Kreu i qeverisë shkruan në “Twitter” se ishte një mbledhje e gjatë, por e dobishme, ndërsa zbulon dhe temën kryesore të diskutimit online me Presidentin Ilir Meta dhe kryedemokratin Lulzim Basha.

Sipas Ramës, është diskutuar për  hapjen graduale të aktivitetit në javët në vijim, pasi është “paralizuar” prej disa javësh, për shkak të përhapjes së koronavirusit.

“Mbledhje e gjatë por e dobishme e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe një shkëmbim i hapur opinionesh me Presidentin e Republikës & kryetarin e PD për hapjen graduale të aktivitetit në javët në vijim! Sikur komunikimi publik të ishte kaq pozitiv, pollitika do ishte shumë ndryshe”, shkruan Rama.

Mbledhje e gjatë por e dobishme e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe një shkëmbim i hapur opinionesh me Presidentin e Republikës & kryetarin e PD për hapjen graduale të aktivitetit në javët në vijim! Sikur komunikimi publik të ishte kaq pozitiv, politika do ishte shumë ndryshe

(BalkanWeb)

COVID-19/ Palmer jep lajmin: SHBA, fonde Shqipërisë për teste dhe pajisje mbrojtëse, qeveria t’iu përgjigjet nevojave të qytetarëve

v.Ndihmës Sekretari i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Matthew Palmer, ka komentuar për situatën në Ballkanin Perëndimor ndërsa rajoni po përballet me pandeminë e koronavirusit. Në një intervistë me gazetaren Helena Djordjevic të shërbimit serb të Zërit të Amerikës, zoti Palmer nuk pranoi të komentojë për letrën që dy ligjvënës amerikanë i drejtuan Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, ku shprehën shqetësimin e tyre mbi përqasjen e administratës së Presidentit Donald Trump ndaj Kosovës dhe Serbisë. Zoti Palmer theksoi se Shtetet e Bashkuara janë kontribuesi kryesor jo vetëm drejtëpërsëdrejti në vendet individuale të Ballkanit Perëndimor, por edhe në organizatat ndërkombëtare që e kanalizojnë asistencën e tyre drejt rajonit.

Zv.Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit foli edhe për situatën në marrëdhënien Kosovë – Serbi gjatë kësaj periudhe pandemie botërore.

“Mendoj se në të vërtetë bashkëpunimi midis Serbisë dhe Kosovës për çështjen e koronavirusit është mjaft prekës. Është një nga ato pak lajme të mira, pozitive, që kanë dalë nga e gjithë kjo (situatë). Ka rritje të tregtisë. Ka bashkëpunim për sa i përket kujdesit mjekësor. Kosova dhe Serbia, mendoj se kanë nënshkruar të dyja iniciativën e ‘Korsive të Gjelbra’. Në fakt mendoj se të gjitha vendet në Ballkanin Perëndimor tani marrin pjesë në këtë iniciativë, e cila është krijuar për të lehtësuar, përshpejtuar fluksin e ushqimeve dhe ilaçeve në këtë periudhë krize. Kështu që është inkurajuese të shohësh që Serbia dhe Kosova gjejnë pika të përbashkëta dhe punojnë së bashku për të trajtuar këtë sfidë të përbashkët”, tha zoti Palmer.

Më konkretisht për asistencën për Shqipërinë dhe Kosovën, zoti Palmer rikonfirmoi angazhimin amerikan edhe në këto kohëra të vështira.

“Para së gjithash, është ndihma financiare që po shkon direkt në vendet në fjalë. Këto fonde shkojnë për të blerë komplete testesh, pajisje mbrojtëse personale, reagentë që janë kimikatet e domosdoshme për të kryer testimin, pajisje dhe komplete dezinfektimi në mënyrë që objektet publike të mund të mbahen të sigurta. Ekziston edhe asistenca që ne do të vazhdojmë të japim në të dy vendet në forcimin e aftësive institucionale. Është shumë e rëndësishme që qeveria të jetë e aftë dhe në përgjigje të nevojave të qytetarëve, dhe kjo kërkon zhvillim institucional. Kjo është diçka për të cilën Shtetet e Bashkuara kanë punuar shumë ndër vite.

Pra, përkrahja e mediave të pavarura dhe lirisë së medias, për shembull është pjesë e punës për t’u siguruar që qeveria të jetë e përgjegjshme dhe të japë zgjidhje. Mbështetja e një gjyqësori të pavarur siguron që qytetarët të kenë qasje në institucione që janë të konceptuara për të kufizuar, kanalizuar dhe përqëndruar veprimet e qeverisë. Kështu që ne do të vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë në Kosovë, Shqipëri dhe gjetkë në rajon për t’iu përgjigjur drejtpërdrejt kërcënimit mjekësor nga virusi dhe mundësimin e strukturave institucionale që bëjnë të mundur që qeveritë të jenë efektive dhe të përgjegjshme ndërsa përballen me këtë sfidë”, tha zoti Palmer./VOA

Bota në krizë prej COVID-19, por jo për Jeff Bezos, 24 miliardë dollarë më shumë në arkën e njeriut më të pasur të momentit

Jeff Bezos ka përfituar 24 miliardë dollarë prej krizës dhe izolimit të shkaktuar nga COVID-19 dhe kjo për një arsye shumë të thjeshtë.

Bezos është pronar i Amazonm, kompanisë më të madhe të shitjeve online në internet dhe tashmë që shumica e vendeve janë të izoluara dhe nën ”Lock- Down” prej masave striktike, qytetarët i janë drejtuar blerjeve online.Tashmë Bezos ka një pasuri të deklaruar prej 138 miliardë dollarë sipas Bloomberg Billionaires Index. Po ky Indeks ka deklaruar se 500 personat më të pasur në gjithë botën kanë humbur së bashku  $553 miliardë dollarë vetëm këtë vit.