Ide si të merrni më të mirën nga uji detoks

Të pirit ujë sa më shumë ju ndihmon të pastroni trupin, të nxirrni jashtë toksinat e dëmshme, ju jep energji dhe madje ju ndihmon të humbni në peshë.

Më poshtë po ju tregojmë 4 kombinime efikase për qëllime të ndryshme:

Për një lëkurë më të pastër mjafton të kombinoni:
Kastravec+1/2 limon+gjethe menteje+ 1 gotë ujë

Në rast të fryrjes së stomakut:
Disa feta kastravec+1/2 limon+gjethe menteje+xhenxhefil+1 gotë ujë

Për përshpejtim të metabolizmit
1 mollë+2 shkopinj kanelle+ 1 gotë ujë

Për humbje peshe
Disa feta kastravec+disa feta portokall+ 1 gotë ujë

Në të gjitha rastet duhet t’i bashkoni përbërësit së bashku në gotë dhe i lini gjithë natën të qendrojnë, për ta pirë mëngjesin e nesërm!/neps.al 

Kina vendos flamurin në hënë, vendi i dytë pas Amerikes.

Duke shpalosur hapur ndjenjën e triumfit, Kina publikoi pamjet kur sonda e saj hapësinore vendosi flamurin e shtetit komunist në satelitin e vetëm natyror të Tokës, i vetmi vend i botës pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ngjyrat e të cilit ndodhen tani në sipërfaqen e Hënës.

Imazhet e publikuara nga administrata hapesinore kombëtare kineze tregojnë flamurin e saj te kuq me pesë yje duke qëndruar drejt. Shtetet e Bashkuara e vendosën për herë të parë flamurin e tyre atje përmes misionit Apollo 11 në 1969-tën.

Pesë flamuj të tjerë amerikanë u vunë më vonë deri në vitin 1972. Flamuri i parë u ngrit nga astronauti Buzz Aldrin, duke i sjellë një krenari të madhe kombit të vet. Ndjenja të tilla përjetojnë sot kinezët. Sonda e Pekinit, Chang’e-5 është tashmë në rrugëtimin e kthimit në tokë. Ajo e realizoi misionin e saj, që përfshinte mbledhjen e rreth 2 kilogramëve gurë hënore.

Mediat shtetërore thonin se “sonda shpalosi flamurin kombëtar të kuq me pesë yje, prej pëlhure të vërtetë, duke shënuar një ngjarje të madhe në historinë e aeronautikës së vendit.” Dy misionet e mëparshme kineze në hënë, Chang’e-3 e Chang’e-4, patën dërguar roverë të vëgjël, por nuk kishin ngritur flamur.

Prekëse / l Ftoi Shokët Për Ditëlindje Por Askush nuk erdhi,por i erdhi surpriza,,,,

Nobody Showed Up to this 6-Year-Old's Birthday Party. So This Basketball  Team Stepped Up & Made it Awesome. | Tribunist

I ulur në tavolinë i vetëm, pa miq, i rrethuar nga pjata të zbrazura në ditën e tij të lindjes. Kjo është pamja e të birit që një nënë nga Arizona ka shpërndarë në Fb. Në foto i vogli Teddy Mazzini, i cili kishte ftuar 32 shokë klase për drekë në një piceri, duket teksa i pret ata me padurim dhe trishtim që të vijnë.

Fotografia, e cila është dërguar nga nëna e vogëlushit tek një gazetar lokal, ka pasuar një efekt surprizues. Teddy ka marrë më qindra e mijëra urime në FB nga njerëz të ndryshëm nga e gjithë bota, por si të mos mjaftonte kjo, skuadra e NBA, Phoenix Suns, ka ftuar të voglin që të festojë ditëlindjen me ta.Tribunist.usa

Vetëvendosja zgjerohet edhe në Amerikë, shqiptarët bashkohen rreth saj!

Lëvizja Vetëvendosje regjistrohet zyrtarisht në Tiranë: Do punojmë për  bashkimin kombëtar - Shqiptarja.com

Levizja e vetevendosjes ka nisur te kerkoj qe te shtoj antaret dhe simpatizantet e saj dhe ne amerike duke u nisur nga koha qe troket per zgjedhje te parakoheshme ne kosove.

Ja si poston qendra e VV ne Amerike :

Te dashur familjar dhe miq te FB qe jetoni ne Amerike,
Ju bej thirrje qe ti bashkangjiteni LVV ketu ne Amerike, me qellim qe te shpetojme Kosoven nga kapesit e shtetit, nga ata qe shkaterruan te ardhmen e Kosoves, duke bere pazare te uleta vetem e vetem per te shpetuar lekuren e tyre dhe per ti ruajtur parat te cilat ia vodhen popullit.

Eshte detyre dhe obligim i sejcilit prej nesh, qe te kontribojm per te miren e Kosoves.
Gabimet e njepasnjeshme te partive te cilat kane qeverise me Kosoven tash e 20 vjet, po i paguajme tash, por nuk duhet qe te lejojme qe keto gabime te vazhdojne.

Me LVV nuk do te kete gabime strategjike per Kosoven, por vetem perparim dhe zhvillim; LVV na e vertetoi kete gje gjate qeverisjes se tyre te pastert, edhe pse shume te shkurte.

Zgjedhjet ne Kosove jane afer, edhe pse te gjitha partite e tjera jane kunder ketyre zgjedhjeve, sepse ata e dijne mire se cfar do te jete rezultati i tyre. Populli ka me i denu per mashrimet dhe gabimet 20 vjeqare, andaj ata i ka kap paniku dhe do te behen bashke per te shpetuar dhe zgjatur pushtetin e tyre edhe ndonje dite.

Prandaj, behu aktivist ose antare i LVV- dega SHBA. Zgjedhejt e brendshme jane afer; votone ate i cili ka integritet, dije dhe guxim ne menyre qe te jeni te perfaqesuar dinjesisht.Anëtarësimi juaj në Lëvizja Vetëvendosje – Qendra SHBA vlen shumë për të ardhmen e Atdheut tonë. Kontaktoni tani duke shkruar porosi në m.me/lvvshba, duke dërguar email në lvvshba@gmail.com ose thirrni në numrin e telefonit (929) 400-7085. Faleminderit paraprakisht. #shperndaje #LVV #ShBA #Amerik

Shkencëtarët amerikanë: Kemi zbuluar një ilaç që të mbron nga Covid

Georgia State researchers say oral antiviral stopped spread of coronavirus  in animal study

Një ilaç eksperimental antiviral i prodhuar fillimisht për të trajtuar gripin po ndryshohet në përpjekje për të luftuar covid-19. Profesor Richard Plemper udhëhoqi një ekip në Universitetin Shtetëror të Xhorxhia në SHBA që testoi molnupiravirin antiviral te nuselalat, rrugët e frymëmarrjes së të cilave, ai thotë se përputhen me ato të njerëzve.

Plemper thotë se kur një nuselalë e infektuar me COVID-19 e trajtuar me ilaçet antivirale u vendos në një grup nuselalash të painfektuara, u duk se transmetimi i shpejtë i virusit u parandalua.

“Ajo që gjetëm ishte se asnjë nga ato kafshë të bashkë-strehuara nuk u infektua nga virusi. Ndërsa, një grup kafshësh që nuk u trajtua nga ilaçi u infektuan brenda 24 orësh” – tha ai.

Advertisements

Antivirali tani është në prova klinike në pacientët e shtruar në spital me ndërlikime COVID-19. Nëse rezulton efektive, thotë Dr. Plemper, mund të ofrojë një mundësi tjetër për të frenuar pandeminë pasi kjo pilulë është më e lehtë për t’u administruar.

“Ky ilaç mund të merret menjëherë. Nuk kërkon shtrim në spital ose ndonjë lloj ndihme mjekësore për administrim, dhe unë mendoj se ne me të vërtetë mund të parandalojmë ose zvogëlojmë gjasat që një pacient të sëmuret rëndë” – tha ai.

Është ende herët, – nënvizon Plemper, por ai shpreson që ilaçi të ofrojë një mjet tjetër për të mbyllur transmetimin e këtij virusi.

“Unë besoj se potenciali i këtij ilaçi për të dhënë një kontribut domethënës është i lartë,” thotë ai. “Sigurisht, ne duhet të paralajmërojmë se këto janë eksperimente mbi kafshë. Ne mendojmë se modeli i është i rëndësishëm, por në fund të fundit do të duhet të presim për të dhënat njerëzore.”

Tani për tani, Remdesivir është i vetmi antiviral i aprovuar nga FDA për trajtimin e COVID-19. FOX5

Shpërblimi/ Altin Basha bëhet drejtor i teatrit që firmosi të shembte

Kushdo që ka pasur pikëpyetje se përse lloj lloj velinash, këngëtaresh apo miss-esh të dala mode i janë vardisur Erion Veliajt duke përsëritur të njëjtat lavde të gatshme për njeriun e punës, tani e ka një përgjigje: servilizmi mund të të rrënojë publikisht, po nuk të lë pa shpërblim.

Shembulli më shndritës i kësaj është parë sot me emërimin e ish drejtuesit të emisionit më popullor humoristik, Altin Basha si rrogëtar i shtetit, me detyrën e drejtorit të Teatrit Eksperimental. Ai ka zëvendësuar Kiço London, i cili nuk është treguar gjatë kësaj kohe aq i zellshëm në shërbimet ndaj Rilindjes.

Me një vendim të Këshillit të Ministrave, të firmosur nga zëvendës-kryeministri Erion Braçe, Basha do të lërë Top Channel për të shkuar drejt zyrave të shtetit.

Altin Basha ka qenë një prej tre artistëve, që tradhëtuan pa mandat kolegët e tyre protestues dhe u takuan me Veliajn, në korrik 2018, në një show propagandistik një ditë përpara se parlamenti të miratonte me urgjencë ligjin special, tashmë të hedhur poshtë, për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Manipulimet/ Altin Basha, regjisori i një spektakli të shpifur

Ai atëherë u akuzua nga aktorët e tjerë se nuk kishte mandat për një takim të tillë, që i shërbente thjesht interesave politike të ditës. Fotoja e regjizorit së bashku me aktorët Arben Derhemi dhe Alfred Trebicka u bë virale në rrjet. Ndryshe nga dy të tjerët që patën pakëz cipë dhe refuzuan të flasin publikisht për atë ngjarje, Basha doli publikisht dhe me argumentat e Rilindjes sulmoi protestuesit, duke pretenduar se ata e kishin tradhëtuar atë duke u shndërruar në një lëvizje pro PD-së.

Gjen guximin të rishfaqet në publik Altin Basha. Natyrisht për një shërbim të ri

Dhe kur gëlltit diku një lugë çorbë të prishur nuk ndalesh dot më.

Më maj 2020, vetëm një ditë para shembjes së Teatrit Kombëtar, Altin Basha, bashkë me një sërë drejtuesish të institucioneve shtetërore dhe aktorë të emisionit Portokalli në Top Channel, nisën një peticion ku kërkonin shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e teatrit të ri.

Altin Basha i shërbeu si alibi Erion Veliajt edhe më vonë, kur qeveria dhe bashkia pasi e kuptuan që ishin diskredituar aq shumë sa duhet të hiqnin dorë nga bashkëpunimi me kompaninë private Fusha SHPK dhe me aferën e saj 200 milionëshe. Atëherë Veliaj shpalli në publik se kishte qenë parfaqësuesi i komunitetit të artistëve që i kishte bërë Fushës aq kërkesa të forta, sa ajo kompani që e kishte të mundur të plotësonte tekat e njërit prej arkitektëve më të mirë në botë, Bjarke Ingels, nuk kënaqte dot ekzigjencat e Altin Bashës.

Natyrisht të gjitha këto e kishin një çmim dhe regjizori që e ktheu edhe kauzën e angazhimit tek teatri në një “Portokalli” e mori shpërblimin e tij. Që nga tre dhjetori ai do të jetë rrogëtar i shtetit si drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” që është krijuar gjashtë vite më parë.

©Lapsi.al

Kurre mos u ngopshi!

Boll me hipokrizine tuaj ndaj kolegut dhe mikut Marko Bello! Lereni te prehet i qete! Eshte shume e vertete qe Marko ishte nje deputet diplomat, minister dhe profesor me vlera dhe kontribute te veçanta, Por pasi e shpallet “Armik te Partise” asnje mundesi nuk i dhate qe ti sherbente vendit te tij me dinjitet, integritet dhe profesionalizem. Keshtu jeni sjelle me shume shqiptare thjeshte dhe vetem se i konsideroni armiq
te partise. Pas nenit famekeq 24/1 që largoj nga sherbimi publik disa mijra shqiptare te ditur dhe me integritet. Periudha juaj e Rilindasve te babezitur do
te jete periudha me e zeze ne shkaterimin e institucioneve te shtetit dhe ne largimin nga politika dhe administrata publike te kujdo qe ju pengon te vidhni deri ne pangopesi. Para 30 diteve pushuat nga puna deputetin dhe ish gazetarin luftarak e patriot te qarkut te Vlores Adrian Myslymaj thjeshte per nje sms qe i nisi Taulant Balles. U angazhua drejtperdrejte kryerilindasi Rama dhe e kercenoj me pushimim nga puna. Ministria e Financave Denaj brenda 48 oreve dhe jashte çdo proçedure ligjore e pushoj nga puna. Heshti Gramozi mentori dhe promovuesi i tij politik. Heshti bashkeluftetari e bashkegazetari Braçe. Heshti Pandi dhe te gjithe te tjeret. Ju nuk e kuptoni se sa shume pushteti absolut ju ka korruptuar, ose ndoshta ate keni qellimin e vetem ne jeten tuaj. Ju perligjni çdo vjedhje dhe abuzim sepse çdo njeri qe ju denoncon i suleni
me gjithe arsenalin shpifes per ta vrare, jo vetem shpirterisht. Boll me pangopësine tuaj! Boll me hipokrizine tuaj! Boll me vuajtet e pa fund qe me arrogancen dhe babezine tuaj po i kushtoni shqiptareve te varfer. Per kategorine arroganteve dhe te babeziturve populli ka nje mallkim nga shpirti : ” Kurre mos u ngopshi” !! Arbeni

Nga Arben Malaj fb post.

Halim Kosova rrëfeu sesi është skualifikuar nga dy drejtuesit e Komisionit Basha, Genc Ruli dhe Bujar Nishani.

Adi Krasta në "A Show" - Halim Kosova - YouTube

I ftuar tek Adi Krasta në Syri Tv, Kosova rrëfeu sesi është skualifikuar nga dy drejtuesit e Komisionit Basha, Genc Ruli dhe Bujar Nishan.
Ish-deputeti ironizoi Nishanin teksa u shpreh se “ai vetë me dy palë pampers e ka skualifikuar si të padenjë për të qenë në listat për deputetë”.

Njerëzit janë të zhgënjyer dhe ky nuk është vetëm faji i qeverisë por edhe i opozitës që nuk krijon besim. Kanë humbur besimin, kur marrin njerëzit çantat dhe ikin nuk është faji vetëm i qeverisë, duhet të jetë dhe një opozitë që të thojë se për 4 muaj unë do ta ndryshoj vendin, dhe unë do të luftoj për ta thënë këtë.

Nuk jam për ta shkallmuar PD-në, por me mënyrën time do të jem faktor vendimtar që të krijoj besimin e njerëzve te PD. Ju më bëtë një pyetje qëparë, në fakt unë po e modifikoj pak. Shkova dhe trokita tek dera e PD, thashë që unë kam mundësinë që t’ju ndihmoj në sektorin e shëndetësisë, në pastërtinë e figurës, kam mundësinë që të bëj vizita falas, ta shoh sektorin cep më cep edhe pse kam kontakte të përditshme me qytetarët.

Mirëpo dera ishte e mbyllur, i rashë disa herë dhe nuk mu përgjigj njeri. Sa duke ikur dëgjoj zëra dhe i bie më fortë, kur nga mbrapa, dëgjoj një zë që nuk ishte as burrë as gru, i cili më thotë “Ik se do të lëshojmë Rulin dhe Nishanin”.

“Ky komision mua më ka seleksionuar. Thonë që kam dy karakteristika, e para, nuk shaj PS-në, turp i madh, sikur kam shkuar të shaj njeri unë atje. Dhe sipas Nishanit, më falni… të kesh dy palë benevrekë, dy palë pampers në prapanicë, të thuash ky është i lodhur po unë do shkoj të jap kontribut në PD, kjo nuk e di si mund të ndodhë. Unë jam luftarak, çdo gjë në jetë e kam bërë me luftë. Unë po e ndava mendjen nuk ka njeri që më ndalon”, u shpreh Kosova.

Humb jetën nga koronavirusi ish-deputeti i PS, Marko Bello

Covid-19 ka marrë një tjetër jetë mëngjesin e sotëm. Këtë të premte ish-deputeti i Partisë Socialiste Marko Bello ka ndërruar jetë, pas infektimit me virusin.

Ai ka humbur jetën në moshën 59-vjeçare në një spital në Turqi, ku po merrte trajtimin e nevojshëm. Marko Bello ka qenë deputet i PS-së për 3 mandate nga viti 2001 – 2013. Gjithashtu ai ka mbajtur dhe postin e ministrit për Integrimin Evropian dhe ministër Shteti për Koordinimin Qeveritar.